Emërohen dy anëtarë të bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë

Ivan Radulloviq nga komuniteti serb, Sead Mujovi nga komunitetet joshumicë, janë emëruar anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ndërkaq për pozitën tjetër, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci tha se duhet të shpallet konkurs për shkak që nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme që të kalojnë në këtë rund.

Bordi i RTK-së u shkarkua më 8 korrik nga Kuvendi i Kosovës.

Më 19 korrik është hapur thirrja për aplikim për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar të bordit të Radio Televizionit publik të Kosovës.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 2 gusht, në ora 16:00, për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për pozitën e anëtarit të bordit të RTK-së dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs.