Emërohen anëtarët e komisionit për provimin e Jurisprudencës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës.

Anëtarët e emëruar në këtë komision janë: Albert Zogaj, kryetar i komisionit, zevendësanëtare e komisionit Drita Rexhaj, Valbona Dishaj Haxhosaj anëtare e komisionit, pyetëse e lëndës E drejta penale, materiale dhe procedurale, zëvendësanëtar Afrim Shala, Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare  dhe zëvëndësanëtare Edije Sezairi; Halide Reka anëtare, pyetëse e lëndës E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut  dhe zëvendësanëtar Feit Krasniqi; Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe E drejta administrative  dhe zëvendësanëtar Nenad Laziq.

Emrat e këtyre anëtarëve do t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Sipas ministres Haxhiu, të emëruarit janë ekspertë të fushës së drejtësisë dhe kanë përvojë në fushën e drejtësisë.

“Kjo përbërje është gjyqtarë dhe prokurorë dhe një avokat, përfshin edhe komunitetet joshumicë në Kosovë, konsideroj se janë ekspertë të drejtësië. Ligji e përcakton se duhet të kenë 12 vite përvojë në fushën e drejtësisë”, tha ajo.