Emërohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës i ka emëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 85 deputetë.

Anëtarët e këtij Këshilli janë: Fetah Podvorica, Mihone Kerolli-Mustafa, Ardian Gojani, Muzafere Krasniqi-Limani, Ardian Morina, Zanfina Ademi, Fisnik Kurshumliu, Bajram Berisha, Hysen Bytyqi, Ariliza Arenliu, Gazmend Qorraj, Armend Tahirsylaj, Sevdan Kervan, Majlinda Bregasi dhe Arbnora Dushi.

Mandati i të emëruarve është 4-vjeçar.

Paraprakisht, nënkryetari i Kuvendit nga LDK-ja, Kujtim Shala, e pyeti ministren e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavcin, se nga këta emra për këtë Këshill, sa janë propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Kurse Nagavci tha se nga 15 emrat e propozuar, 10 kanë qenë të propozuar nga institucionet dhe 5 nga Ministria e Arsimit sepse, sipas saj, Ligji nuk e kufizon Ministrinë që të propozojë anëtarë.