Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Emërohen anëtarë të rinj në këshillat drejtuese të institucioneve kulturore 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me vendim të ministrit Hajrulla Çeku janë plotësuar vendet e lira në këshillat drejtues të institucioneve kombëtare kulturore.  

Sipas njoftimit, në Këshillin Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës janë emëruar: Besim Ugzmajli, More Raça, Xhejlane Tërbunja, dhe Bislim Bislimi, përfaqësues i MKRS-së.  

Në Këshillin Drejtues të Filarmonisë së Kosovës, anëtarët e rinj të emëruar janë Kreshnik Aliçkaj dhe Milot Mustafa, përfaqësues i MKRS-së. 

Në Këshillin Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës është emëruar Arlinda Hajrullahu, përfaqësuese e MKRS-së. 

Në Këshillin Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës është emëruar Fatbardha Nasufi, përfaqësuese e MKRS-së. 

Në Këshillin Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është emëruar Bardh Rugova. 

“Ministria zotohet për bashkëpunim maksimal dhe zbatim të të gjitha obligimeve dhe detyrave për të ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të kulturës, ndërtimin e një vizioni të ri për kulturën dhe arritjen e standardeve më të larta artistike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.