Emergjenca e shëndetit publik mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër

Në mbledhjen e 22-të të Qeverisë së Kosovës është vendosur që gjendja e emergjencës së shëndetit publik të vazhdojë deri në një vendim tjetër.

Gjendja e emergjencës së shëndetit publik është shpallur më 15 mars, dy ditë pasi në Kosovë ishte shënuar rasti i parë me coronavirus.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 140 të prekur me coronavirus, 23 të shëruar dhe 1 i vdekur.