Mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, më 16 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Eman Rrahmani: RTK kishte kontestuar ligjshmërinë e ZKA-së për auditimin e saj

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke shqyrtuar raportin vjetor financiar të Radio Televizionit të Kosovës.

Anëtari i Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se në vitin 2019 Radio Televizioni i Kosovës kishte kontestuar ligjshmërinë e Zyrës Kombëtare të Kosovës për auditimim e RTK-së.

Sipas tij, ka qenë RTK ajo që e ka konfirmuar këtë përmes një përgjigje zyrtare që RTK ia kishte dërguar ZKA-së duke pyetur anëtarët e bordit të RTK-së se çfarë kanë ndërmarrë në lidhje me këtë.

“Pse nuk keni marrë masa ndaj menaxhemtit që nuk ka lejuar auditimin e RTK-së? Në mënyrë zyrtare RTK ka tërhequr vërejtjen ZKA-së së nuk ka të drejtë të auditoj atë, ndërsa tash opinionin e Zyrës Ligjore, që ZKA lejohet të auditoj RTK-në si auditim të performancës dhe pasqyrës financiare”, tha ai.

Ndërkaq, Lirim Geci anëtar i bordit të RTK-së tha se ata si bord janë pro auditimit të RTK-së, por nuk tregoi për masa ndaj menaxhmentit.

“E ke gjetë aty një vegëz dhe po kapesh prej saj veç me thanë diçka. Hajde bujrum kur doni hajde auditone”, tha ai.

Ndërkaq Armendi Muja (LVV) kryesues i komisionit e quajti shqetësuese mos reagimin e bordit të RTK-së ndaj menaxhmentit të RTK-së.

“A jeni të vetëdijshëm për letrën e 15 majit 2019 që RTK i dërgon letër ZKA-së që thotë se nuk jeni përgjegjës me na e kry auditimim kjo është tendencë për me e pengu zyrtarin në kryerjen e detyrës”, tha Muja.

Sali Bashota kryetar i bordit të RTK-së tha se nuk e ka parë këtë letër dhe se nuk mund të flas pa e parë atë.

KALLXO.com javën e kaluar ka raportuar se Auditori nuk e ka pranuar ende opinionin ligjor nga Kuvendi, për auditimin e RTK-së.

Auditori nuk e ka pranuar ende opinionin ligjor nga Kuvendi, për auditimin e RTK-së