Eman Rrahmani: Qeverisja në komunën e Prishtinës në 4 vitet e fundit me raki e meze

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Eman Rrahmani ka replikuar ndaj deklaratës së Mërgim Lushtakut  cili kishte folur në lidhje me qeverisjen e Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës në katër vitet e fundit, duke thënë se ky i fundit e kishte mbështetjen e VV-së.

“Kush ka qeverisë në këto katër vitet e fundit tregojnë ndejat – darkat me meze e me raki të Uran Ismajlit me Shpend Ahmetin dhe me deputetë të tjerë që janë nga ana e juaj. Nuk dashta me ja përmend emrin Abelardit, por meqë edhe ai ka qenë pjesë e ahengut po ja jap mundësinë edhe me kundërshtu ose me repliku në lidhje me këtë”, ka replikuar Eman Rrahmani.

Në kundër përgjigje të deputetit Rrahmani, ka dalë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Shpendin e njoh prej vitit 2008, por asnjëherë nuk kom nga me bo kryetar të Prishtinës ndërsa Emani për dallim prej meje për dy mandate është çky për me bo kryetar të kryeqytetit”, tha Tahiri.