Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Elshani-Kurteshit: Vëzhguesit e LVV-së i ruajtën votat e ardhura nga Serbia

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani dhe anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi, janë përplasur në emisionin “KALLXO Pernime” lidhur me votat e zgjedhjeve të fundit.

Elshani akuzoi vëshguesit e LVV-së se kanë ruajtur votat e helmuara nga Serbia.

“Vëzhguesit e LVV-së i kanë ruajtur votat serbe në QNR, i njihni ata, i keni disa edhe familjarë. Shikoji listat se kush kanë qenë të punësuar”, i tha Elshani-Kurteshit, teksa ky i fundit insistoi që Elshani t’i përmendte emrat, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Gjatë procesit të numrimit të votave në tetor të 2019-ës, 26 zyrtarë të KQZ-së të cilët ishin angazhuar për numërim, dyshoheshin se ishin helmuar pasi kishin filluar të hapnin zarfet në të cilat gjendeshin votat e ardhura nga Serbia.

www.kallxo.com