
Starlink në Kosovë. Foto: ARKEP
Elon Musk: Starlink tash edhe në Kosovë
Starlink – platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk tashmë ka arritur edhe në Kosovë.
Kështu bëri të ditur ditur pronari i kompanisë “SpaceX”, Elon Musk përmes rrjetit social X, të shtunën, më 21.12.2024.
Starlink now in Kosovo https://t.co/GFxBRn3geL
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2024
Starlink është një sistem interneti i bazuar në satelit që “SpaceX” e ka ndërtuar prej vitesh për të sjellë qasje në internet në zonat e pashërbyera të botës.
Starlink është një rrjet me mbi 2,000 satelitë në orbitën e Tokës, bashkë me mijëra terminale në terrenet e planetit.
Më 21 tetor 2024, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njoftoi se e kishte autorizuar kompaninë amerikane Starlink për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.