Miliarderi Elon Musk, Foto: TED (VIDEO)

Elon Musk propozon që qytetarët e Krimesë dhe Donbasit të vendosin nëse duan të jenë me Rusinë apo Ukrainën, hedh paralele me Kosovën

Miliarderi Elon Musk në një postim në “Twitter” ka thënë se po që qytetarët e Donbasit dhe Krimesë përmes votimit të vendosin vet nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës dhe ky votim  të bëhet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka përmendur rastin e Kosovës për ta përforcuar idenë e tij.

“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën”, ka shkruar Musk duke bërë publike shkrimin e ‘Britanicas’ për Kosovën.

Pas këtij postimi ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili po ashtu ka hapur një votim, duke pyetur nëse duan Elon Musk si mbështetës të Ukrasinës, apo të Rusisë.