Elmi Reçica: LVV - LDK nuk kanë qëllim të qeverisin, por të marrin sa më shumë pushtet
Deputeti nga rradhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka kritikuar koalicionin LDK-Vetëvendosje, duke thënë se këto dy parti nuk kanë pasur për qëllim të qeverisin, por të gllaborojnë sa më shumë pushtet për vete.
“Nuk kanë pasur për prioritet zgjedhjen e prioriteteve të vendit tonë. Por qëllimin e kanë që të gllaborojnë sa më shumë pushtet për vete. Ky koalicion nuk garanton fuqizimin dhe përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Nuk garanton që të mbyllë suksesshëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke dhe ulëse në OKB”, tha Reçica.
Reçica po ashtu tha se Kurti për të ardhur në pushtet është i gatshëm të ndryshojë çdo qëndrim, deklarim apo zotim.
“Albin Kurti e patë një ekspoeze 20 minutesh në këtë foltore dhe tha shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar kurrë këtu as në foltore as në sallë as jashtë. Kujt t’i besojmë Albin Kurtit që foli 20 minuta apo Albin Kurtit që ka folur dhe ka vepruar deri më tash”, deklaroi deputeti i PDK.
Votohet Qeveria Kurti
Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020
.