Eliza Hoxha pretendon se është kërcënuar nga një anëtar i sapozgjedhur i KShC-së

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në Kuvendin e Kosovës bëri të ditur se është kërcënuar nga njëri prej anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

“Derisa po flisnim këtu për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, unë marrë kërcënime nga njëri nga anëtarët e posazgjedhur. Vetëm deshta që ministrja e Arsimit ta di këtë gjë”, tha Hoxha.

KALLXO.com ka kontaktuar me deputeten, Eliza Hoxha dhe është duke pritur përgjigje.

Deputetja Eliza Hoxha ka qenë kundër që anëtarët vendor të emërohen në këto pozita.

Kuvendi i Kosovës me vota 63 për, 9 vota kundër dhe asnjë abstenim ka ratifikuar 7 anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Anëtarët e miratuar nga Kuvendi janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Nuçi, Seb Bytyçi, Alison Felce, Cassie Barnhardt, Werner Stueber.

Anëtarët e zgjedhur kanë mandat pesëvjeçar.

Mes polemikash, Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të KShC-së