Valmir Elezi - Foto: KALLXO.com

Elezi, nuk e përjashton mundësinë e rinumërimeve të reja

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rinumërimit të venvotimeve të tjera.

Sipas Elezit aktualisht ka vendvotime të cilat janë në procesin e auditmit.

“Sa i përket mundësisë se mund të ketë rinumërime të vendvotimeve të tjera me rekomandim të QNR nuk mund ta përjashtojmë këtë sepse ka vendvotime të cilat janë në procesin e auditimit aktualisht dhe duhet ta presim procesin e auditimit të tyre”, tha Elezi.

Sipas tij pas pranimit të materialit zgjedhor ideja e pranimit është të evidentohet ndonjë vërejtje apo parregullsi e mundshme që ka mundur të ndodh.

Sipas tij arsya për të cilën po rinumërohen 12 vendvtimet, është se janë vërejtur se formularët nuk janë nënshkru nga ana e këshillave të vendvotimit apo në raste të caktuara kur ato nuk janë plotësu nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve.

“Do të presim raportin e QNR edhe lidhur me kutitë të cilat janë në proces të auditimit për të parë se çfarë do të jetë rekomandimi i QNR dhe pastaj vendimmarrja e KQZ-së lidhur me to”, tha Elezi.