
Elezi (KQZ): Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
09.2.2025 - 08:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencë për media.
“Bazuar në informacionet që kemi deri më tani në të gjitha qendrat e votimit, pra në 903 qendra ka filluar procesi i votimit”, ka deklaruar ai.
Përveç votimit të rregullt, sipas tij, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra të votimit me kusht.
KQZ u bën thirrje qytetarëve me drejtë vote të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të zgjedhur Kuvendin e ri të Kosovës.