
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Elbert Krasniqi viziton Leposaviqin, takoi kryetarin Hetemi
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka vizituar të dielën Komunën e Leposaviqit.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri për KALLXO.com.
Krasniqi ka konfirmuar se e ka takuar kryetarin e komunës, Lulzim Hetemi (LVV), i cili për më shumë se një javë po qëndron në objektin e Komunës së Leposaviqit.
KALLXO.com ka provuar të marrë më shumë detaje nga ministri nga ky taim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që të dalë prej zyrës së tij.
“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”-ka shkruar Kurti në Facebook.
Kreu i Qeverisë së Kosovës e ka falënderuar të parin e Komunës së Leposaviqit, sipas tij për qëndresën shembullore.
Kryeministri i kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që të dalë prej ës së tij.
“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”-ka shkruar Kurti në Facebook.
Kreu i Qeverisë së Kosovës e ka falenderuar të parin e Komunës së Leposaviqit, sipas tij për qëndresën shembullore.
Nga e premtja e javës së kaluar, serbët lokalë po protestojnë për të kundërshtuar futjen në objekte të kryetarëve të komunave, nga komuniteti shqiptar, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Të dielën, situata në këto komuna ka qenë e qetë dhe me më pak protestes së para disa ditësh.
Të hënën e 29 majit, situata kishte eskaluar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me disa pjesëtarë të KFOR-it. Si rezultat i saj, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës.
SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.
SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa. Mirëpo kryeministri Albin Kurti po insiston që kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.
Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq
Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.
Zgjedhjet e parakohshme në veri së fundmi i përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti, pas telefonatave nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan.
Por Kurti ka shtuar se “hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja.”