Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Elbert Krasniqi: Komunitetit egjiptian ia këpusin rrymën nëse e vonojnë pagesë një ditë, ndërsa në veri po jua paguan shteti

Kandidati për deputet nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, po e quan diskriminim faktin që egjiptianët duhet të paguajnë rrymën për serbët e veriut.

“Nëse një egjiptian në Gjakovë, Pejë apo Fushë Kosovë, vonohet një ditë ta paguaj rrymën atij i ndërprehet rryma, e pse një serbi në veri të Kosovës i duhet një komoditet i tillë. Pse ne duhet të paguajmë për ta kur ato mjete mund t’i investojmë në pjesë tjera në probleme tjera që kemi”, tha Krasniqi në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.