Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Elbert Krasniqi: Duhani është luks, duhet t’i ulet TVSh-ja miellit e qumështit

Kandidati për deputet nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, tha se do të insistoj në Qeverinë e re që të largohet TVSh-ja për produktet esenciale si qumështit e miellit.

“Do të insistoj që në Qeverinë e ardhshme që TVSh-ja nga 8% për produktet esenciale të ulet në zero përqind kështu do të ndihmojmë 24 mijë familje ose 100 mijë qytetarë. Kjo është brengë reale e me pak do të merremi me këto produktet e luksit”, tha Krasniqi në DebatPernime.

Ndërsa, akcizën e duhanit ai e quan luks krahas problemeve themelore që kanë komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

“Këto janë produkte luksi dhe akciza është më se normale dhe gjithkund janë normale. Nuk e kam fort dertin te këto produkte që janë luks kur përfaqësojë një komunitet shumë të varfër në Kosovë kam ngarkesa të tjera”, tha Krasniqi.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.