Elbenita Kajtazi mban koncert në Tiranë

Sopranoja Elbenita Kajtazi do të mbajë të enjten një koncert në Tiranë

Koncerti do të mbahet në Teatrin e Operas duke filluar nga ora 19:00.

Përmes një postimin në Facebook, sopranoja ka thënë se kësaj here po ndahet nga skena botërore për të kënduar në Shqipëri.

“Gjithmonë falënderuese për nderin dhe respektin që pranoj nga Shqipëria jonë. Ju mirëpresë më 13 tetor në Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nga ora 19:00, bashkë me dirigjentin Nicolas André dhe Orkestra Simfonike RTSH do interpretoj arie nga Le Nozze di Figaro , Manon dhe Rusalka”- ka shkruar ajo në Facebook

Sopranoja Elbenita Kajtazi ka performuar në skenat më të njohura operistike evropiane, duke u shpërblyer me çmime e mirënjohje të shumta.