Elbasan, kapen hajnat e dyshuar të biçikletave 

Dy persona jane arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi dyshohen se brenda muajit nëntor kanë vjedhur disa biçikleta në Elbasan. 

Siç bën të ditur Policia e Shtetit, të arrestuarit M.T dhe L.Xh. janë dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. 

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimeve nga qytetarët, për vjedhjen e biçikletave, në lagje të ndryshme, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar”- thuhet në njoftimin e Policisë më 10.11.2024. 

Ndërkaq, njëri prej të arrestuarve, Policia thotë se është kapur duke shitur njërën nga biçikletat e vjedhura. 

Policia thotë se 38 dhe 33-vjeçari janë autorë të vjedhjeve të tri biçikletave. 

Ndërkaq, Policia njofton se po punojnë në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa rasteve të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta dy të dyshuar. 

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për veprën penale -Vjedhje e kryer në bashkëpunim, bën të ditur Policia e Shqipërisë.

.