‘El Clasico’ zhvillohet me 24 tetor

Derbi kryesor në futbollin spanjoll midis Real Madridit dhe Barcelonës, do të zhvillohet me datën 24 tetor në fillim prej ora 16:15.

Para kësaj ndeshjeje, Barcelona do ta pres Valencian dhe në Ligën e Kampionëve me Dinamo Kievin ndërsa Real Madrid do përballet me Atletico Bilbaon e në Ligën e Kampionëve me Shkaktarin.

Në këtë fillim kampionati, Reali gjendet në pozitën e parë me 16 pikë të grumbulluara ndërsa pas tetë ndeshjeve, Barcelona gjendet në pozitën e shtatë me 9 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit midis Real Madrid dhe Barcelonës, Reali ka arritur të sigurojë 3 fitore 1 ndeshje e ka fituar Barcelona ndërsa 1 ndeshje ka përfunduar me barazim.