‘El Clasico’ përfundon me fitoren e Real Madrid

Ka përfunduar gjysëmfinalja e parë në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Real Madrid me rezultat 2:3 në një ndeshje që prodhoi shumë raste shënimi.

Pjesa e parë përfundoi me rezulat 1:1 edhe pse të dy skuadrat patën shumë raste.

Kur po zhvillohej minuta e 25-të e ndeshjes talenti, Vinicius Junior kaloi ekipin madrilen në epërsi. 

Barcelona arriti që ta barazonte rezultatin në 1:1 në minutën e 41-të të takimit përmes Luuk De Jong. 

Në pjesën e dytë të dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të hapur. 

Ndeshja u hap përsëri në minutën e 72-të të takimit kur sulmuesi në top-formë Karim Benzema shënoi për 2:1

Në minutën e 83-të në skenë doli talenti Ansu Fati që barazoi në 2:2 në minutën e 83-të takimit duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në minutën e 98-të takimit pas një super aksioni, Valverde kaloi në epërsi përsëri skuadrën e Carlo Ancelotit. 

Real Madrid në finale pret fituesit e ndeshjes Atletico Madrid- Atletico Bilbao.