Ekzekutohet me 7 plumba biznesmeni britanik

Një biznesmen me origjinë spanjolle është ekzekutuar me 7 plumba në zemër, sapo parkoi makinën e tij jashtë vilës luksoze.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ndërsa viktima është identifikuar 39-vjeçari, Peter Andrew Williamson, nga Salford.

Mediat britanike shkruajnë se biznesmeni është qëlluar nga një makinë tjetër pas kthimit nga palestra.

Mediet raportojnë se pista kryesore e hetimit është ajo e lidhjes së biznesmenit me drogën, pasi ai ishte arrestuar më parë nga policia spanjolle për transport kanabisi.

Nga ana e saj, policia angleze vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./21Media