Euro, foto: Pixabay

Ekzekutohen shtesat e fëmijëve sipas skemës së re

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Sipas skemës së re, familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin.

“Krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj”- ka njoftuar Murati.

Qeveria e Kosovës kishin prezantuar më 18.07.2024 skemën e re për shtesat mujore për fëmijët.

Rriten shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të pagesave