Ilustrim

Ekzekutohen pagesat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat shtesë për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri Zemaj ka treguar për vlerën e shtesave për secilën kategori.

“Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka theksuar ministri.