Ekzekutohen pagesat prej 100 euro shtesë për mësimdhënësit

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë ekzektuar pagesën shtesë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitor të sektorit publik.

Përmës një komunikate Ministria ka bërë të ditur se shtesa e dytë është planifikuar të realizohet në muajin maj.

“Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.  Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21. Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit kishte kërkuar  nga Qeveria e Kosovës 100 euro si pagë shtesë për punëtorët e arsimit si ndihmë për zhvillimin e mësimit gjatë kohës së pandemisë.

 

Qeveria në detyrë do të ndaj paga shtesë për punëtorët e arsimit