Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Ekzekutohen pagesat e Pakos emergjente për familjet pa asnjë anëtar të punësuar

Ministria e Financave sot ka realizuar pagesat për masën 15 të Pakos emergjente kundër coronavirusit, në shumë prej 1 milion e 991 mijë e 210 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar. Ministrja Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook./RTV21

NjoftimKam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në…

Publiée par Hykmete N. Bajrami sur Lundi 29 juin 2020