ILUSTRIM - Ekstradimi

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri i dënuari për vrasje

Policia shqiptare ka njoftuar se saje të bashkëpunimit në kuadër të Interpolit sotë është kryer ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i shtetasit P. Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz të Krujës.

Ky shtetas shqiptar me vendimin penal të formës së prerë të datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.