ILUSTRIM - Ekstradimi

Ekstradohet nga Britania shqiptari i dënuar për vrasje me paramamendim

Një qytetar i Shqipërisë, i kërkuar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shtetit, 47-vjeçari D.I. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është arrestuar nga autoritetet britanike në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra e Interpol Tirana.

D.I. ishte dënuar me 8 vjet burgim nga Gjykata e Apelit e Shkodrës në vitin 2016.

E rasti i vrasjes për të cilën është dënuar ai ka ndodhur më 16.10.1997, në Kukës, kur me armë zjarri ishte qëlluar D.M., i cili kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra.