ILUSTRIM - Ekstradimi

Ekstradohet në Kanada shqiptari i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen e një gruaje

Autoritetet e Shqipërisë kanë ekstraduar drejt Kanadasë shtetasin shqiptar E.K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës së British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale = neglizhencë me pasojë vdekjen.

Policia e Shtetit ka dhënë një përmbledhje të ngjarjes për tashmë të ekstraduarin.

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C.M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë – arrest në burg për të.

Ky shtetas është arrestuar në Shqipëri më 17.07.2019, me qëllim ekstradimin drejt Kanadasë.

E.K. iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza”.