
Ilustrim
Ekstradohen nga Shqipëria dy persona, njëri dyshohet për kultivim të bimëve narkotike
28.1.2025 - 10:19
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27.01.2025 janë ekstraduar nga Shqipëria dy persona të dyshuar për dy raste të ndryshme.
Ata kanë qenë të kërkuar nga autoritetet e Kosovës.
Sipas njoftimit, njëri prej të ekstraduarve, shtetas i Shqipërisë, dyshohet për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Sferkë të Komunës së Pejës.
Ndërsa, për personin tjetër Policia nuk ka dhënë detaje se për çka dyshohet. I njëjti është pranuar nga Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.