Ekstradohen disa persona nga Shqipëria në vendet tjera për vepra të ndryshme penale
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë ekstraduar nga Shqipëria për në vendet e tjera persona të cilat kanë qenë në kërkim ndërkombëtarisht.
Siç ka njoftuar Policia e Shtetit, nga Shqipëria në Itali, është ekstraduar një shtetas italian, i cili ishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.
Nga Vjena në Shqipëri, është ekstraduar një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, është arritur edhe ekstradimi nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;
Si dhe është kryer edhe ekstradimi nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.