
Foto: KALLXO.com
Ekspozoi armën në lokal, policia arreston të dyshuarin i konfiskoi edhe disa fishekë
12.3.2023 - 13:11
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte ekspozuar armën brenda një lokali.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.
Sipas policisë, i dyshuari deri sa ishte duke qëndruar brenda një lokali në Gjakovë kishte ekspozuar armën e zjarrit.
I njëjti ishte arrestuar më pas ndërsa policia ka konfiskuar një armë, një karikator dhe 10 fishekë.
Për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.
Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.