Ekspozitë në Prishtinë "Gratë udhëheqëse në fokus"
Ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus”, me fotografi të Arben Llapashticës dhe kuruar nga Eliza Hoxha, hapet të martën, më 03.12.2024, në ora 18:00, në “Qendrën Barbar”, në “Hotel Grand” në Prishtinë.
Organizata “Integra” ka bëtë të ditur se ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus”- edicioni i dytë, do të prezantojë edhe 10 (dhjetë) gra të suksesshme të Kosovës. Si dhe, mbahet në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është ta shtjellojë pozicionin e nuancuar të grave në Kosovë dhe t’i shpalosë, vlerësojë, njohë dhe çmojë kontributet e tyre të larmishme, në aspekte të ndryshme të shoqërisë – duke shërbyer kështu edhe si burim frymëzimi, për shumë gra të reja në Kosovë” – thuhet në njoftimin e “Integra”.
Kjo ekspozitë, sipas “Integra”, ka për synim, që të shërbejë si burim frymëzimi, për shumë gra të reja në Kosovë.
Ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus” është realizuar nga “Integra”, me mbështetjen e UNMIK.