Ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve

Për 20 vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, sot në ndërtesën e Qeverisë, ish Pallati i Rilindjes është hapur ekspozitë me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve.

SHKK ka njoftuar se paraprakisht ekspozita ishte hapur në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, për t`u përfunduar në Prishtinë.

“Në këto ekspozita u prezantuan punimet, në të cilat personat e burgosur shprehin botën e tyre të brendshme apo edhe pendimin në lidhje me atë që ka ndodhur”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, këto punime të të burgosurve  paraqesin qartë, se këta persona tani mendojnë dhe sillen ndryshe, si dhe janë të përgatitur për ri integrimin e tyre në shoqëri.