Ekspozita ‘Quo Vadis’ hapet nesër në Galerinë e Fakultetit të Arteve

Nesër në mbrëmje në Galerinë e Fakultetit të Arteve të UP-së, hapet ekspozita “Quo Vadis” e krijueses Adriana Marku-Sedaj.

Ekspozita vjen si reagim ndaj abuzimeve seksuale dhe mos-respektimit të gruas si një qenie e rëndësishme për një shoqëri të shëndoshë.

“Ekspozitën e kam quajtur “Quo Vadis”, mendoj se artisti është një kategori tepër e ndjeshme, në secilën shoqëri, pa marrë parasysh sa është e zhvilluar ajo! Ai nuk mund të rri indiferent kundrejt zhvillimeve e dukurive negative e shoqërore, në mesin e tij, por dhe më tej”, ka thënë për KALLXO.com, Adriana Marku-Sedaj, autore e ekspozitës.

Ekspozita “Quo Vadis” hapet më 3 mars 2020, në ora 19:00, ndërsa ekspozohen 25 vepra, kryesisht piktura dhe skulptura e instalacione.

Ekspozita do të jetë e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve deri më 13 mars 2020.