Pamje nga ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’. Foto: KALLXO.com.

Ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’, historiku i pa treguar i Galerisë Kombëtare

Dhjetëra katalogë, shkrime gazetash, vepra arti e dokumente tjera të ruajtura në arkivin e Galerisë Kombëtare të Kosovës (GKK) janë ekspozuar sot në kuadër të ekspozitës “Një arkiv në nënçati: Informator mbi Galerinë Kombëtare të Kosovës”.

E kuruar nga Hana Halilaj, ekspozita “Një arkiv në nënçati”, prezanton një pjesë të materialeve që ruhet në arkivin e GKK-së e punime të  artistes Violeta Xhaferi nga koleksioni i GKK-së.

Materialet e kësaj ekspozite shoqërohen nga një rrëfim i ish-punëtores së GKK-së Lirije Buliqi, e cila diskuton proceset e mundimshme që ende vazhdojnë të ndikojnë në arkivat e këtij institucioni.

Përmes kësaj ekspozite vizitorët do të kenë mundësi të njihen me historikun e zhvillimit të artit pamor në Kosovë, por edhe historikun e GKK-së.

Kuratorja Hana Halilaj tha për KALLXO.com se qëllimii kësaj ekspozite është potencimi i rëndësisë së arkivi të GKK-së.

Sipas saj, dokumentet arkivore që ruhen në GKK dokumentojnë momente me rëndësi të zhvillimit të artit pamor në Kosovë.

“Janë ekspozuar dokumente interesante të cilat të japin një ide se çfarë ka në arkiv, por assesi një ide gjithë përfshirëse  dhe defintive. Jam mundur me përmbledhë disa dokumente kur është themeluar galeria, artikuj gazetash ku dëshmohet se edhe më parë ka pasur diskutime për një muze të arteve bashkëkohore”, tha Halilaj.

EkspozitaNjë arkiv në nënçati”, do të qëndrojë e hapur deri në më 30.10. 2022.

Pamje nga ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Një arkiv në nënçati’. Foto: KALLXO.com.