
Ekspozita ‘Loja’ hapet sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
05.5.2022 - 10:16
Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita “Loja” e artistit Nusret Salihamixhiqi.
Ekspozita është kuruar nga Jakup Ferri dhe hapet në ora 19:00.
Në këtë ekspozitë do të ekspozohen vepra më të realizuara të piktorit tashmë të ndjerë, Nusret Salihamixhiqi (1931 – 2011).
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 26 korrik 2022.