Ekspozita "Gratë dhe vajzat e UÇK-së". FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Ekspozita 'Gratë e vajzat e UÇK-së', pushkë dhe bukë gjatë luftës 1998-99

60 imazhe të shkrepura në kohë lufte, sot u ekspozuan si dokumentacion i një rezistence të grave dhe vajzave që luftuan gjatë viteve 1998-1999.

Në datën përkujtimore të ndërhyrjes së NATO-s është hapur ekspozita “Marsi”, që protagoniste e ka luftëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mirvete Hasani.

Nga fotot duke gatuar bukë me uniformë e deri tek fotot e saj me pushkë në dorë mund të ndiqen kronologjikisht ngjarje të ditëve të zakonshme të shqiptareve gjatë viteve të luftës.

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Ajo vendosi që t’i ekspozonte këto fotografi për herë të parë për publikun shqiptar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Mirvete Hasani tha se e bëri këtë për tu njohur me veprimtarinë e grave në luftë dhe për të rifreskuar kujtesën historike.

“Të gjitha fotografitë më kthejnë mbrapa, sot jemi në një kohë kur kujtesa historike po harrohet, jam munduar që me aparatin tim të regjistrojë rrethanat e luftës dhe grave luftëtare të Kosovës”- është shprehur Hasani.

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Një bashkëkohëse e saj në luftën e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, tregoi se kanë ende shpresë për zbardhjen e krimeve serbe.

“Një gram krenari na takon edhe sot, zemrat tona të skalitura nga lufta rrahin me dashuri dhe gëzim për lirinë e atdheut që iu hoq perdja zezë e pushtuesit barbarë, rrahin me shpresën e zbardhjes së krimeve të luftës”- tha Krasniqi.

Jo shumë larg prej këtyre përkufizimeve edhe kurografi i kësaj ekspozitë, Naser Shatrolli, quan atë barkod figurativ të zemrës së gruas shqiptare në luftë.

Madje fotografitë  e ideatores i krahason me ditarin e Ana Frankut.

“Parë me sytë  e gruas, nga aspekti ideo-filozofik dhe në leximin psikologjik, imazhet e këtij lloji, të shkrepura në pauzat e luftës, mund të interpretohen në frymën e “Ditarit të Ana Frankut”, një vajze hebreje që dokumentonte jetën e familjes nën presionin e persekutimit nazist”- pohoi kuratori.

Për ekspozitën ai citon fjalët e regjisorit Isa Qosja, “një fotografi flet më shumë se një film artistik i krijuar nga fjalët”.

“Në këtë ekspozitë me imazhe të grave kryesisht, atakojmë një eposodë të rëndësishme në periudhat më delikate të popullit shqiptar, kur rrezikohej të ngelshim “hamall” nëpër stacionet e trenave perëndimor, pa pasur një adresë se ku do të mund të shkarkonin bagazhin e përjetimeve ditore”- tha Shatrolli.

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

Ekspozita “Gratë e vajzat e UÇK-së”. FOTO: Diellza Berisha, KALLXO.com

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili pohoi se ekspozita është mundësi për të njohur rrethanat e luftës dhe grave që luftën kundër forcave serbe.

“Historia e luftës sonë nuk do të ishte e plotë pa vajzat dhe gratë tona, kjo ekspozitë ofron mundësinë për tu njohur me rrethat që u përballen ato, sot i kujtojmë si krenari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”- potencoi Nura.

Dita e 24 marsit e vitit 1999 kujtohet nga qytetarët e Kosovës si datë  e rëndësishme historike sepse në këtë datë nisën sulmet e NATO-s ndaj caqeve të Serbisë, të cilat zgjatën78 ditë  dhe sollën fundin gjenocidit serb në Kosovë.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës.