Ilustrim

Eksploziv në një banesë në Fushë Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar që hodhi një pako me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë.

Policia ka njoftuar se A. B., autori i dyshuar është shpallur në kërkim pasi në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë kishte vendosur një sasi lëndë plasëse artizanale.

Njoftimi: 

Fushë Krujë

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij./abcnews.al/