Eksploatimi ilegal i qymyrit, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri fshatra të Vushtrrisë, kanë hasur në ekskavator ku persona të panjohur kanë qenë duke nxjerrë thëngjill.

Sipas policisë personat kanë ikur nga vendi duke i lënë ekskavatorët në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë në fshatin Zhilivod, në Vushtrri të dyshuar të pa njohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët.

Gjithashtu në fshatin Bivolak, në Vushtrri të dyshuarit e panjohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill. Sipas policisë të dyshuarit kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët.

Edhe në fshatin Stroc, në Vushtrri të dyshuarit me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill dhe kanë arritur të ikin duke lënë ekskavatorin.

Për të tria rastet njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Amnistia e krimeve ndaj resurseve shtetërore të qymyrit