Ekspertja: Buxheti s’është problem për rritjen e sigurisë në Kosovë

Një plan efiçient për sigurinë në Kosovë po shihet si diçka urgjente që qeveria e ardhshme duhet ta mendojë.

Sipas ekspertes së sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, siguria si sektor nuk duhet të shihet vetëm brenda prizmit të ngushtë të organeve të mbrojtjes.

Në Jeta në Kosovë ajo tha se edhe me buxhetin e limituar në vend, mund të bëhen përmirësime mbi gjendjen e sigurisë.

“Kosova ka shumë pak pare por Kosova me këto pare që i ka nëse e ndërton një plan efiçient qysh me i adresu sfidat që i ka në siguri sipas prioritetit mundet drastikisht me e rritë nivelin e sigurisë për për qytetarin e Kosovës.

Sot në Jeta në Kosovë u diskutua për zgjedhjet dhe pritjet nga qeveria e ardhshme.

Pjesë e këtij diskutimi janë: Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: