Foto: REL

Eksperti kosovar shpjegon ç’është nitrati i amoniumit që shkaktoi shpërthimin shkatërrimtar në Bejrut

Së paku 113 të vdekur, dhjetëra të zhdukur e mbi 4 mijë të plagosur është bilanci i dy shpërthimeve të djeshme që kanë shkatërruar një pjesë të madhe të kryeqytetit të Libanit, Bejrutit.

Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e sakta të shpërthimeve, ajo që dihet është se në vendin ku kanë ndodhur shpërthimet ishin të stokuara mijëra tonelata nitrat të amoniumit.

Kryeministri libanez, Hassan Diab, ka thënë se në depon që gjendej në portin e Bejrutit ishin rreth 2750 nitrat amoniumi.

Autoritetet e Libanit thonë se kjo sasi është aty që prej 6 vitesh dhe se nuk do të duhej të ishte aty dhe tani janë duke kërkuar fajtorët për këtë.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur dje rreth orës 18 :00, i pasuar nga një zjarr dhe disa detonime, para se të ndodhte një shpërthim tjetër, shumë më i fuqishëm, i cili ka shkaktuar një re tymi në formë kërpudhe, të ngjashme me eksplodimet bërthamore.

Vala e shpërthimit rrënuar e dëmtuar objekte, automjete, e gjithçka tjetër në një perimetër të gjerë në Bejrut.

Shpërthimi është dëgjuar deri në Qipro, që gjendet 200 kilometra larg vendit të shpërthimit.

Inxhinieri i teknologjisë, Izer Salihu, i cili punon si inspektor i preventivës ndaj zjarrit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për Komunën e Vitisë, ka dhënë shpjegime për nitratin e amoniumit, për rrezikshmërinë që paraqet ai dhe vetitë e ndezjes dhe vetëndezjes nga prania edhe e një sasie krejt të vogël të lagështisë.

“Prania e disa materjeve inorganike (hekurit, bakrit, sulfurit) zmadhon dukshëm aftësinë e tij për shpërthim. Prandaj përdorimi, transportimi, manipulimi me të, duhet të bëhët me shumë kujdes dhe në pajtim me normat e parapara për manipulim me materjet e rrezikshme”, ka theksuar ai.

“Kjo substancë klasifikohët si një “materjal energjik”. Mund të gjenerojë nxehtësi të mjaftueshme për të kapur zjarr dhe mbajtje zjarri. Kjo materje kur të nxehët kalon nëpër ndryshime kimike që çojnë në prodhimin e oksigjenit, pikërisht atë që i duhet zjarrit, duke u nxehur më shumë formohen gazrat e nxehta dhe zgjerohen me një forcë të madhe që shkakton eksplodimin”, ka shkruar ai në Facebook, duke shpjeguar shkaqet e mundshme të shpërthimit të djeshëm shkatërrimtar në Bejrut.

Ky është postimi i plotë i Izer Salihut:

ÇKA ËSHTË NITRATI I AMONIUMIT QË SHKAKTOI EX.NË BEJRUT?

Është substancë e bardhë kristalore,tretet lehtë në ujë duke pranuar energji,me nxehje zbërthehët në suboksid azoti,azot,ujë dhe oksigjen.Përdorët me shumicë si plehë artificial në bujqësi i përzier me plehra tjera artificiale për shkak të % së madhe të azotit.Është plehë universal i përshtatshëm për shumicën e tokave.Kimikisht përfitohët me neutralizimin e amoniakut me acid azotik.Temp.e shkrirjës është 70 °C.

RREZIKSHMËRIA E NITRATIT TË AMONOT-Një nga vetit më të pa përshtatshme të kësaj substance për deponim është vetija e ndezjës dhe vetëndezjës edhe kur përmbanë sasi min. të lagështisë qofshin ato nën 3%.Prania e disa materjeve inorganike(hekurit,bakrit,sulfurit)zmadhon dukshëm afëtsin e tij për EX.Prandaj përdorimi,transportimi,manipulimi me të,duhët të bëhët me shumë kujdes dhe në pajtim me normat e parapara për manipulim me materjet e rrezikshme.Kjo substancë klasifikohët si një ,,materjal energjik”.Mundë të gjenerojë nxehtësi të mjaftueshme për të kapur zjarr dhe mbajtje zjarri.Kjo materje kur të nxehët kalon nëpër ndryshime kimike që qojn në prodhimin e oksigjenit ,pikërisht atë që i duhët zjarrit,duke u nxehur më shumë formohën gasrat e nxehta dhe zgjerohën me një forcë të madhe që shkakton EX.Nga kjo substancë e thjesht kristalore sot ndëgjuam se në Bejrut ka ndodhur një shpërthim më i fuqishëm në botë në kohë paqe,filloj nga një zjarr i vogël dhe shpërthen si një re këpurdhe,me pasoja katastrofike me 100 të vdekur dhe me mija të plagosur dhe shumë ndërtesa të dëmtuara që mund të krahasohët me një termet të vogël.Zot runa nga këso tragjedish të shkaktuara nga neglizhenca e faktorit njeri! “.