Eksperti i sigurisë në INTERPOL: Serbia pamundësoi që Kosova të anëtarësohet

Eksperti i sigurisë në INTERPOL, David Otto, ka thënë se lufta e Serbisë karshi Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë ishte e ashpër, prandaj Kosova nuk arriti të bëhet pjesë e INTERPOL.

“Dua të them, Kosova nuk fitoi, por në të njëjtën kohë nuk humbi sepse kishte të bënte me presionin, natyrisht, nga Beogradi për të mos lejuar që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit. Kështu që, unë mendoj se përgjigja e thjeshtë, sipas analizës sime, nga përvoja ime në 2016 dhe më pas në 2018 në Dubai është që Beogradi i ka shtypur butonat e saj shumë më fuqishëm se sa nevojitej. Kështu që unë mendoj se ishte çështje e mposhtjes politike për Kosovën se sa e një fitoreje e cila supozohet të jetë parim thelbësor i në të cilën bazohet Interpoli”, ka thënë ai në një intervistë për Jeta në Kosovë.

Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet më mirë para se t’ia mësyjë përsëri INTERPOL-it.

“I takon Kosovës që t’i bindë anëtarët të votojnë për të por kjo shkon përtej Interpolit sepse ju keni shtete anëtare që e kanë gjithë atë marrëveshje bilaterale ekonomike, ato kanë marrëveshje ushtarake, marrëveshje sigurie dhe kanë miqësi politike, miqësi të gjatë me shtetet e tjera anëtare dhe ajo që ndodhi thjesht është që ato do t’u thonë anëtarëve të mos votojnë në favor të Kosovës”, thotë eksperti i sigurisë në INTERPOL.

“Ajo që duhet të bëjë Kosova në të ardhmen, shpresoj, është se ata duhet të jenë më proaktivë dhe të tregojnë se nuk duhet të lihen jashtë anëtarësimit në Interpol dhe unë seriozisht nuk shoh ndonjë arsye pse nuk duhet të jenë anëtare të Interpolit nga ekspertiza dhe përvoja ime”, deklaron ai.