Eksperti i krimeve kibernetike: Pandemia e ka rritur fenomenin e lajmeve të rreme

Eksperti i krimeve kibernetike, Driart Elshani, ka thënë se fenomeni i lajmeve të rreme ka shënuar rritje në kohën e pandemisë së virusit COVID-19.

Në një intervistë për KALLXO.com, Elshani ka thënë se përmes rrjeteve sociale ndodh më së shumti shpërndarja e lajmeve të pa verifikuara.

“Në hapësirën kibernetike janë shumë forma për shpërndarjen e lajmeve të rreme. Roli i rrjeteve sociale sot është jashtëzakonisht i madh për shpërndarjen e këtyre lajmeve të rreme dhe për konsumimin e tyre. Pastaj, uebi si platformë për shpërndarjen e lajmeve të rreme, mund të krijohen uebsajte të ndryshme  duke pretenduar se janë media serioze e që në fakt nuk janë”, ka thënë ai.

Përveç lajmeve të rreme, ai thotë se janë rritur edhe sulmet kibernetike.

“Pastaj është edhe hapësira mobile, përmbajtja që e konsumojmë nga telefonat mobil e ndryshëm, ekzistojnë një mori formash sesi të shpërndahen lajmet e rreme dhe kjo ndikon shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë në rënien e kredibilitetit të një medie të caktuar. Gjatë këtyre ditëve është rritë fenomeni i lajmeve të rreme, pra gjatë kësaj kohe të pandemisë kemi rritje të lajmeve të rreme por edhe të sulmeve kibernetike”, vlerëson eksperti i krimeve kibernetike.

“Fenomeni i lajmeve të rreme nuk është vetëm në Kosovë është në krejt botën, gjatë kësaj kohe nuk duhet të shpërndahen ato sepse ndikojnë në rendin shoqëror e demokratik dhe formojnë opinione të gabuara të pabazuara në evidencë, prandaj nuk duhet të shpërndajnë. Secili që e sheh një lajm të rremë së pari duhet të mos e shpërndaj dhe pastaj ta verifikoj burimin e informacionit”, thotë Elshani.

Ai ka thënë se kushdo që i vëren lajmet e rreme duhet t’i raportoj ato dhe mos t’i shpërndaj nëpër rrjete sociale.

“Në rrejte sociale e kemi mundësinë e raportimit, në Facebook, Instagram apo në Twitter. Krypometri është një shembull i mirë sesi të luftohen lajmet e rreme”, tha ai për KALLXO.com.

Kjo është intervista e plotë e Driart Elshanit:

Luftimi i lajmeve të rreme në kohë pandemieAlban Zeneli – Ligjërues në UPDriart Elshani – Ekspert i kibernetikës#FakeNews

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 8 avril 2020

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).