Foto: Muharrem Sfarqa/ Facebook

Ekspertët e LDK-së së Ferizajt kritikojnë kryetarin Aliu për projektin ‘Bashkimi i qytetit’

Grupi i ekspertëve të LDK-së ne Ferizaj ka kritikuar qeverisjen lokale në këtë komunë që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu i PDK-së sa i përket punimeve në projektin “Bashkimi i qytetit”.

Reagimi i tyre është publikuar në Facebook nga ish-kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa.

Sipas tyre, në zonën urbane të qendrës së Ferizajt, tash e tri vite të tëra po gropohet “në emër të një projekti fantom të ashtuquajtur ‘Bashkimi i Qytetit’” , i cili tashmë sic thonë ata, ka ndarë qytetin në dysh dhe është shëndrruar në pengesë të drejtëpërdrejtë të qarkullimit të njerëzve dhe mallërave, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Në bazë të reagimeve të një pjese të qytetarëve, aty madje është cënuar edhe prona private, pa i’u nënshtruar procedurave të shpronësimit”, thuhet në reagim.

“Sot, madje gati sa ua ka mbyllur derën edhe bizneseve afariste e hoteliere që funksionojnë afër semaforit dhe zgjerimit të asaj pjese të rrugës ‘Ahmet Kaqiku’”, vijon reagimi.

Sipas tyre, investimet e këtij zgjerimi si dhe semaforët janë kryer para 5 viteve, ndërkaq ato të parkut para 10 viteve dhe kanë pas një kosto të lartë.

“Por, kryetari Aliu ka vendos që ti fshij të gjitha gjurmët e kryetarëve paraprak, sipas stilit ‘prish-ndreq’, që është modeli i tij dhe jo vetem këtu. Njejtë ka vepruar edhe me terenet e reja moderne sportive të shkollës në Greme. Ai, tani shquhet për ndërtimin e milionave mbi objekte miliardëshe, siç po ndodh tani me këtë projekt, nga i cili janë humbur mbi 100 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për futjen e hekurudhës nën tokë”, thuhet në reagimin e tyre.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e ekspertëve të LDK-së në Ferizaj:

Në Zonën urbane të qendrës së Ferizajt, tash e tri vite të tëra po gropohet në emër të një projekti fantom të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit ” , i cili tashmë ka ndarë qytetin në dysh dhe është shëndrruar në pengesë të drejtëpërdrejtë të qarkullimit të njerëzve dhe mallërave, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Në bazë të reagimeve të një pjese të qytetarëve, aty madje është cënuar edhe prona private, pa i’u nënshtruar procedurave të shpronësimit.
Sot, madje gati sa ua ka mbyllur derën edhe bizneseve afariste e hoteliere që funksionojnë afër semaforit dhe zgjerimit të asaj pjese të rrugës “Ahmet Kaqiku”.
Investimet e këtij zgjerimi si dhe semaforët janë kryer para 5 viteve, ndërkaq ato të parkut para 10 viteve dhe kanë pas një kosto të lartë. Por, kryetari Aliu ka vendos që ti fshij të gjitha gjurmët e kryetarëve paraprak, sipas stilit “prish-ndreq “, që është modeli i tij dhe jo vetem këtu. Njejtë ka vepruar edhe me terenet e reja moderne sportive të shkollës në Greme. Ai, tani shquhet për ndërtimin e milionave mbi objekte miliardëshe, siç po ndodh tani me këtë projekt, nga i cili janë humbur mbi 100 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për futjen e hekurudhës nën tokë. Futja e projekteve në Buxhetin e Republikes së Kosovës pa kaluar paraprakishtë në Kuvendin e Komunës dhe anashkalimi i qytetarëve dhe çdo grupi të interesit nga konsultimi paraprak, nga njeriu i cili moto të fushatës së tij e ka pas slloganin që “do të vendosin qytetarët”, mbeti një gënjeshtër në aoreolin e shtërpësisë së tij. Ndërkaq, lidhja e kontratës për këtë projekt për 4.600.000,00 euro dhe realizimi i punimeve për mbi dyfishin e tyre është temë tjetër, që e din vetëm kryetari se si do ti paguaj kompanitë e tij të preferuara sepse ligji nuk i lejon askujt pagesa të tilla, përveq ndoshta Atij.
Grupi i ekspertëve të LDK-së ne Ferizaj, tërheq vërejtjen për gjendjen që po mbretëron në lidhje me mungesën e komunikimit qytetar dhe ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjet e veta me pasojat e dëmshme afatgjata që po shkaktohen në Komunën e Ferizajt nga qeverisja autokratike e z. Aliu.

Grupi i ekspertëve për infrastrukturë pranë Degës së LDK-së në Ferizaj.