Ekspert i krimeve kibernetike tregon rreziqet nga lajmet e rreme

 

Driart Elshani, ekspert i krimeve kibernetike ka thënë se mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga lajmet e rreme është të edukohen gjeneratat e reja.

Ai ka thënë se duhet pasur disa faktor parasysh para se t’i besojmë një lajmi.

“Të identifikohet lajmi rremë pastaj të raportohet dhe të shikohet burimi i lajmit. Në disa vende të jashtme për shembull kemi platforma specifike të cilat e tregojnë se a është një artikull lajm i rremë apo jo. Në Ukrainë ka lajme të rreme të sponsorizuara nga Rusia, si kundërpërgjigje ukrainasit e kanë krijuar një platformë që identifikon lajmet e rreme që vijnë nga autoritet ruse”, ka thënë Elshani.

“Para një kohe, Facebook-u i ka fshirë rreth, mbi 200 mijë profile në Facebook që janë marr me lajme të rreme, ato vinin nga Kosova. Ato kishin të bënin edhe me lajme të rreme edhe për vendet e tjera. Njëra prej tyre për shembull merrej me lajme të rreme ndaj Brexit”, deklaron eksperti.

Duke komentuar rastin e gruas rome e cila u sulmua fizikisht për shkak të lajmeve të rreme, ai tha se ky rast duhet të shërbej për të nisur edukimi për kuptimin e lajmeve.

“Në këtë rast kemi pasur një kërcenim me jetë të një njeriu, ka qenë një rast i ndishem. Ky është një faktor që të kemi një edukim në këtë aspekt, ajo që fillon në mediat online ka pasoja edhe në botën reale”, thotë ai.

“Pasojat janë shumë të mëdha, ato rrezikojnë rendin demokratik në një shtet. Në Kosovë nuk ka një edukim të duhur, si në vende të tjera, në Ukrainë e vende të tjera ka filluar edukim të mediave, t’i identifikojnë lajmet e rreme”, deklaroi Elshani.