Ekskluzive: Si u privatizua objekti i ish-bibliotekës në Mitrovicë?

Në edicionin e sotëm të emisionit Kallxo Pernime transmetohet hulumtimi që tregon se si ishte këmbyer një pronë komunale në sheshin e qytetit të Mitrovicës me një pronë private në rrugën “Ali Zeneli”.

Në emision mund të ndiqni se qysh ndodhi që për 102 metra katror në rrugën “Ali Zeneli”, komuna e Mitrovicës të jep lokal në shesh prej 139 metrave katror.

Pse të gjithë heshtën për çmimin e pronës komunale që u vlerësua me 900 euro metri katror?

Kush e thotë sot se prona kushton shumë me shtrenjtë?

A pati të drejtë Komuna e Mitrovicës ta tjetërsoi këtë pronë tek palët e treta, meqë pretendimet e Agjencisë Kosovare e Privatizimit janë se objekti është nën menaxhimin e saj?.

Qysh dhe me sa vota u votua vendimi që prona në shesh të këmbehet dhe të bëhet private?

Çka thotë ish-kryetari Agim Bahtiri dhe ke fajëson ai për këmbimin e pronës?

Cilët janë drejtorët e drejtorive që bënë kërkesa për këmbimin e kësaj prone?

Pse askush ne asamblenë komunale nuk diskutoi rreth këtij vendimi?

Për këto dhe shumë detaje të tjera na ndiqni sonte nga ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.