EKSKLUZIVE: Pamje duke luajtur baste në një lokal që dukej si ëmbëltore

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” sonte u shfaqën pamjet e hulumtuesve në lokale në të cilat luheshin ilegalisht lojëra fati në lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës.

Në mesin e shumë lokacioneve të shfaqura në të cilat ekipet tona kishin arritur të luanin, njëra ishte më interesantja, basti në ëmbëltore.

Kamerat e fshehta kanë kapur pamje të cilat tregojnë aktivitetin e këtyre lokaleve përmes dialogëve të punëtorit në lokal dhe klientit që vjen për të luajtur bastore.

Pamjet treguan momentet kur ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kishin arritur të luanin në ëmbëltoren e cila përbrenda ishte bastore.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni emisionin e plotë “Krimi me Baste”.