Ekrem Hysenaj rikthehet në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të ATK-së

Vetëm pak ditë pasi Ekrem Hysenaj e lëshoi karrigen e drejtorit të përgjithshëm për Ilir Murtezajn, u vendos që të kthehet në atë pozicion përsëri.

Hysenaj me vendim të kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti u ricaktua ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së.

Ai në këtë pozitë u rivendos pas suspendimit të Ilir Murtezajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm.

Murtezaj u suspendua dje me arsyetimet për pa aftësi, sjellje të keqe dhe nxjerrje të rregullores në mënyrë të kundërligjshme.

Kujtojmë se për të njëjtat arsye në tetor të vitit 2020 drejtori Murtezaj ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit mirëpo vendimin për shkarkimin e tij e kishte gjetur me shkelje Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës.

KPMSHC kishte urdhëruar Kryeministrin e Kosovës që ta kthente përsëri në pozitën e drejtorit Ilir Murtezajn.

Hoti në fillim të këtij viti e zbatoj vendimin e KPMSHC-së dhe me 8 janar e rikthei atë në postin e drejtorit për ta suspenduar tre ditë më pas.

Sipas KPMSHC-së vendimi i Hotit për shkarkimin e drejtorit të ATK-së nuk ishte i bazuar pasi nuk ishte përmbushur asnjë nga kushtet e parapara për shkarkim në Ligjin për zyrtarët publik.

Në lidhje me poziten e kreut të ATK-së, në fund të vitit 2020 Kryeministri Hoti kishte deklaruar se shumë shpejtë do të hap konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të ri.

Suspendohet drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj