Ekonomia në Kosovë pritet të rritet për 4% në 2021

Banka Botërore ka njoftuar se ekonomia e Kosovës pritet të rritet prej 4% gjatë këtij viti.

Kjo pas një rënie ekonomike 6.9% që pësoi Kosova në vitin 2020 si shkak i pandemisë COVID-19, e cila përfshiu vendin duke prekur edhe sektorin e ekonomisë.

Banka Botërore bënë të ditur se gjatë këtij viti COVID-19 pritet të vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit të rikthehet.

“Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9% në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4% këtë vit pasi #COVID19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

Rënia prej 6.9% gjatë vitit 2020, është më pozitive nga ajo që ishte pritur dhe parashikuar nga institucionet e Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës, kishte parashikuar se rënia mund të jetë deri në 7.2%.

 

BQK: Rënia ekonomike në Kosovë pritet të jetë 7.2 për qind